Kryetari Konjufca priti në takim Delegatin Apostolik të Vatikanit, Imzot Jean Marie Speich

Lajme

Kryetari Konjufca priti në takim Delegatin Apostolik të Vatikanit, Imzot Jean Marie Speich

Më: 29 mars 2024 Në ora: 15:28
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës z. Glauk Konjufca priti sot në takim Delegatin Apostolik të Vatikanit, Imzot Jean Marie Speich.

Në takim kryetari Konjufca shprehu vlerësimin e tij për avancimin e marrëdhënieve mes Vatikanit dhe Kosovës, tashmë edhe me themelimin zyrtar të Misionit të Veçantë të Republikës së Kosovës në Selinë e Shenjtë. Kryetari Konjufca shprehu bindjen se raportet e Kosovës me Selinë e Shenjtë kanë qenë gjithmonë miqësore dhe ato duhet të shkojnë drejt njohjes reciproke si shtete.

Po ashtu, kryekuvendari shprehu falenderimin dhe mirënjohjen e tij për Papa Françeskun II për mbështetjen e tij ndaj komunitetit katolik në veçanti, por edhe mbarë popullit të Kosovës në përgjithësi.

Të dyja palët shprehën konsideratën mbi kulturën e veçantë të tolerancës dhe vëllazërisë që ekziston tek shqiptarët e të gjitha besimeve fetare.

Kryetari Konjufca theksoi gatishmërinë e Kuvendit të Kosovës për të miratuar plotësimet dhe ndryshimet në Ligjin për Liritë Fetare, të cilat tashmë janë përgatitur, por votimi i tyre është bllokuar nga bojkoti i deputetëve të Listës Srpska në Kuvendin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat