“Turp të qoftë”, “Vetëm disa kanë kurriz”, Vuçiq e kritikon Bakoyannisin

Lajme

“Turp të qoftë”, “Vetëm disa kanë kurriz”, Vuçiq e kritikon Bakoyannisin

Më: 29 mars 2024 Në ora: 19:30
Dora Bakoyannisin.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e ka kritikuar raportuesen për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakoyannisin.

Sipas tij, ajo e ka ndryshuar mendimin e saj, për pranimin e Kosovës në këtë institucion. Ai shkon edhe më tej duke thënë se ajo ka ndërruar mendje “pas një telefonate të pranuar”.

“Ajo u pendua prapritmas nga të qenit e prerë dhe e fortë. Asaj gjithashtu iu kujtua që Asociacioni nuk është i rëndësishëm. E di shumë mirë se kush të ka dhënë urdhër që të dorëzohesh nga principet tua. Turp të qoftë. Vetëm disa njerëz kanë kurriz në arenën ndërkombëtare dhe disa nuk ka asgjë”, ka thënë Vuçiq në paraqitjen e tij.

Ndër të tjera presidenti serb ka thënë se situata gjeopolitike është duke i kushtuar shtrenjtë Serbisë.

“Kemi shumë presion”, thekson ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat