Ngjarje si në filma/ I dyshuari nga Isniqi ua drejton armën policisë në Deçan - arrestohet gjatë aksionit

Lajme

Ngjarje si në filma/ I dyshuari nga Isniqi ua drejton armën policisë në Deçan - arrestohet gjatë aksionit

Më: 2 prill 2024 Në ora: 19:01
Ilustrim

Një person ka tentuar tu ikë policëve në Deçan.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme ndërsa menjëherë ka ardhur reagimi i zyrtarëve policor.

Burimet kanë thënë se i dyshuari në tentim ikje ua ka dërguar armën e zjarrit policëve mirëpo për fat nuk është shkrepur ajo.

Pas një aksioni profesional të zhvilluar nga policia, është arrestuar i dyshuari nga Isniqi dhe i njëjti me urdhër të prokurorit të rastit është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Mësohet po ashtu se i arrestuari është emër i njohur për autoritetet e rendit në këtë rajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat