150 euro gjobë dhe 3 muaj konfiskimi i mjetit, rregulla të ashpëra për përdoruesit e trotinetit elektrik

Lajme

150 euro gjobë dhe 3 muaj konfiskimi i mjetit, rregulla të ashpëra për përdoruesit e trotinetit elektrik

Më: 5 prill 2024 Në ora: 13:19
Ilustrim

Ligji i ri për trafikun rrugor ka hyjë në fuqi më 3 prill të këtij viti, ku ky ligj ka parapa edhe rregulla të reja për trotinet elektrik.

Drejtuesit e trotinetit elektrik do të mund të lëvizin në shiritin e biçikletave ose në shtegun e [përbashkët për biçikleta dhe këmbësor.

Kurse, shpejtësisa e lejuar për trotinet elektrik do të jetë 25 km/h. Nëse ngasësit e trotineteve elektrik nuk e respektojnë shpejtësinë e lejuar do të gjobiten me 150 euro dhe 3 muaj do t’i konfiskohet trotineti elektrik.

Me 150 euro dhe 3 muaj konfiskim i mjetit do të dënohet personi që vozitë trotinetin në trotuar dhe hapësirat e tjera për këmbësor dhe sheshe.

Fëmijëve nën moshën 16 vjeçare nuk kanë të drejtë që të vozisin trotinetin në rrugë publike.
Më 500 euro gjobë do të dënohet qiradhënësi, kurse, prindi ose kujdestari i fëmijës do të dënohet me gjobë prej 100 euro.

Me Ligjin e ri, nuk lejohen dy ose më shumë persona në trotinet elektrik, në të kundërtën do të gjobiten me 100 euro gjobë dhe 3 muaj do të konfiskohet mjeti.

Nëse, një person me trotinet elektrik vozitë me një rrotë, më dëgjuese dhe vozitë pa dy duar do të gjobitet me shumë prej 40 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat