Drecun: Prishtina nuk do të heq dorë nga zbatimi i vendimit të BQK-së dhe nuk dëshiron kompromis

Lajme

Drecun: Prishtina nuk do të heq dorë nga zbatimi i vendimit të BQK-së dhe nuk dëshiron kompromis

Nga: F.B Më: 7 prill 2024 Në ora: 12:42
Milovan Drecun

Ish kreu i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Drecun ka deklaruar se “Prishtina nuk do të heq dorë nga zbatimi i vendimit të Bankës Qendrore për suspendimin e dinarit, ndërsa në bisedimet teknike, nuk po tregon gatishmëri për kompromis”, transmeton “Bota sot”.

Problemi i përdorimit të dinarit po shfrytëzohet nga Prishtina që të detyroj Serbinë që të arrihet marrëveshje mes dy Bankave Qendrore përkatëse, u shpreh ai.

“Nuk besoj se Prishtina heq dorë nga zbatimi i vendimit të Bankës Qendrore për ndalimin e përdorimit dhe pagesave me dinarë, shqetësuese është se edhe në takimet në bisedat teknike në Bruksel nuk ka treguar gatishmëri për zgjidhje kompromisi rreth kësaj çështje”, ka thënë Drecun, tash deputet në Kuvendin e Serbisë.

"Mendoj se problemi kyç është se Prishtina po përpiqet të shfrytëzojë situatën e krijuar për të detyruar Serbinë të arrihet marrëveshje në nivelin e dy bankave qendrore, kjo do të ushte lloj i marrëveshjes ndërshtetërore, që për Serbinë është e papranueshme, sepse Kosovën nuk mund ta trajtojmë si shtet”, tha Drecun për Tanjug TV.

Drecun ka përkujtuar se sipas parimeve të marrëveshjes së Brukselit, Beogradi ka të drejtë të financoj bashkësinë e komunave serbe, ndërsa supas marrëveshjes së planit franko-gjerman po ashtu parashikohet mundësi e financimit të vetëqeverisjes lokale në komunat me shumicë serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat