​Osmani përkujton masakrën në Sllovi të Lipjanit 25 vjet më parë

Lajme

​Osmani përkujton masakrën në Sllovi të Lipjanit 25 vjet më parë

Më: 15 prill 2024 Në ora: 18:55
Pamje nga varrezat

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka përkujtuar vrasjen e 45 shqiptarëve në masakrën e forcave okupatore serbe në Sllovi të Lipjanit 25 vjet më parë, duke thënë se sjellja e autorëve të krimit para drejtësisë janë parakusht për paqe.

25-vjet më parë, më 15 e 16 prill 1999, në Sllovi të Lipjanit, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë vranë dhe masakruan 45 shqiptarë dhe plagosën shumë të tjerë.

Sikurse në të gjitha masakrat kudo në Kosovë, regjimi kriminal shpërfaqi barbarinë e tij, në përpjekje për shfarosje të shqiptarëve dhe spastrim etnik, tha Osmani.

Ajo shtoi se sjellja e autorëve të krimit para drejtësisë, janë parakusht për paqe të qëndrueshme, teksa kujtimi për viktimat është dëshmi e rrugës së vështirë drejt lirisë.

“Qoftë i përhershëm kujtimi për të gjithë të rënët për liri”, ka shkruar Osmani në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat