​Komanda e Forcave Tokësore realizoi Taktikën me Njësi të Vogla me Policinë e Kosovës

Lajme

​Komanda e Forcave Tokësore realizoi Taktikën me Njësi të Vogla me Policinë e Kosovës

Më: 16 prill 2024 Në ora: 20:10
Foto ilustrim

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe ata të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë mbajtur trajnimin katër javor Taktika me Njësi të Vogla (TTNJV), program i adaptuar nga trajnimi Pri-Rangers i Ushtrisë Amerikane.

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqerdonci tha se bëhet fjalë për një trajnim me karakter profesional dhe sfidues, i cili ndihmon pjesëtarët të përgatiten për përmbushjen e misionit.

“Gjatë trajnimit 4 javor pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe të FSK-së, përkundër sfidave dhe programit intensiv kanë arritur që me përkushtim dhe vullnet të jashtëzakonshëm të përfundojnë në mënyrën më të mirë trajnimin.

Trajnime të tilla përgatisin institucionet e sigurisë që në rast të intervenimeve të përbashkëta të veprojnë si një trup i përbashkët për të arritur qëllimin përfundimtar,” tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat