Vdes Gani Imeri, ish-komandanti i UÇK-së nga Vushtrria

Lajme

Vdes Gani Imeri, ish-komandanti i UÇK-së nga Vushtrria

Më: 20 prill 2024 Në ora: 20:55
Gani Imeri

Komandanti i UÇK-së në Zonën Operative të Shalës, Gani Imeri ka ndërruar jetë.

Lajmi u konfirmua nga familja e ish-komandantit.

Gani Imeri është ishte njëri nga komandantët më të njohur në luftën e UÇK-së ku së bashku me familjen e tij kontriboi në luftën për çlirim.

Familja e tij nga Dumnica e Epërme i dha shumë Kosovës në etapat të ndryshme që kaloi vendi ynë.

Edhe pas luftës, kontrobuti i tyre nuk u ndal, pasi me kompaninë Ariani Company punësuan shumë qytetarë dhe kontribuan në ndërtim dhe zhvillim.

Gani Imeri do mbetet në kujtesën e të gjithëve si njeri me virtyre të larta, patriot e atdhetar i madh për vendim e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat