Sulmohet me armë hoteli luksoz në Podujevë, dyshohet për haraç

Lajme

Sulmohet me armë hoteli luksoz në Podujevë, dyshohet për haraç

Më: 22 prill 2024 Në ora: 15:00
“Iliria Hill Resort”

Një hotel në Podujevë është sulmuar me armë zjarri të premten në mbrëmje.

Rasti dyshohet se ndërlidhet me kërkim të haraçit nga të dyshuarit dhe është nën hetime nga Policia e Kosovës.

Disa persona janë të dyshuar për rastin, tha Policia e Kosovës në raportin 24-orësh të publikuar të shtunën.

Pronari restorantit “Iliria Hill Resort” e ka denoncuar rastin rreth orës 22:00 të mbrëmjes së të premtes. Ka deklaruar se disa persona kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të hotelit.

Ai, po ashtu ka deklaruar se njëri prej të dyshuarve i kishte kërkuar një shumë të parave rreth dy muaj para incidentit.

“I njëjti [ankuesi] deklaron se njëri prej të dyshuarve dy muaj me herët i ka dërguar një mesazh duke i kërkuar një shumë parash”, citohet të ketë thënë ai në Polici.

Në vendin e ngjarjes, në fshatin Shamalluk të Podujevës, Policia ka gjetur një gëzhojë.

“Në vendin e ngjarjes është gjete një gëzhojë ndërsa të dyshuarit janë intervistuar –kontrolluar dhe nuk është gjetur asgjë e dyshuar”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit, rasti ndodhet në proces të hetimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat