Politikani serb falënderon presidenten Osmani për ngritjen e çështjes së tij në OKB

Lajme

Politikani serb falënderon presidenten Osmani për ngritjen e çështjes së tij në OKB

Më: 23 prill 2024 Në ora: 11:32
Nikolla Sandulloviq duke bërë homazhe në Prekaz dhe i njëjti pasi është rrahur nga shërbimi sekret në Serbi

Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, ka falënderuar presidenten e Kosovës për ngritjen e çështjes së atentatit ndaj tij në mbledhjen e OKB-së në Nju Jork, i cili u bë nga policia sekrete serbe private BIA e Vuçiqit.

“Atentat i cili u urdhërua sepse vendosa lule në varrin e vajzës shqiptare të vrarë, Blerina Jashari, e cila ishte vetëm 7-vjeçe!”

“Tani e vërteta për rastin tim ka ardhur në OKB, që e gjithë bota ta dijë se si po përhapet urrejtja në Serbi nga regjimi diktatorial ndaj të gjithëve në Serbi që duan paqe dhe pajtim ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve”, shkroi Sandulloviq në postimin e tij në platformën X.

Tutje ai shtoi se tashmë edhe OKB-ja e di se si po persekutohen, arrestohen, rrihen e burgosen kundërshtarët politikë të Aleksandër Vuçiqit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat