Gjendet pa shenja jete një burrë në Parkun e Taukbashqes në Prishtinë

Lajme

Gjendet pa shenja jete një burrë në Parkun e Taukbashqes në Prishtinë

Më: 26 prill 2024 Në ora: 14:35
Foto ilustrim

Është gjetur një person i shtrirë në tokë, në Parkun e Taukbashqes në Prishtinë.

Ekipi i mjekëve emergjent kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konfirmuar se viktima, mashkull është pa shenja jete, ka bërë me dije për tëvë1.info,  zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.

“Sot rreth orës 12:45, policia ka pranuar informatën për një person të shtrirë në tokë në parkun e Taukbashqes në Prishtinë.

Menjëherë pas marrjes së informatës policia dhe ekipi i mjekëve emergjent kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konfirmuar se viktima, mashkull është pa shenja jete. Aktualisht policia me kujdes të shtuar po trajton të gjitha rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat