Mbahet konferenca “Gjendja e mediave online në Kosovë”

Lajme

Mbahet konferenca “Gjendja e mediave online në Kosovë”

Më: 30 maj 2017 Në ora: 07:08
Ilustrim

Misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë organizon konferencën “Gjendjen e mediave online në Kosovë”.

Qëllimi i konferencës është që të vlerësojë gjendjen e mediave online, e në veçanti të portaleve online që veprojnë në Kosovë dhe efektshmërinë e vetërregullimit të këtyre portaleve.

Konferenca do t’i adresojë edhe sfidat që kanë të bëjnë me të drejtën e autorit, trajtimin e të miturve nga mediat online dhe përhapjen e “lajmeve të rrejshme”. Do të kërkohen rekomandime për adresimin e sfidave të cekura më lartë si kontribute në konferencë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat