Gjuriq: Derisa të ketë Krishtlindje, do të ketë edhe serb në Kosovë

Lajme

Gjuriq: Derisa të ketë Krishtlindje, do të ketë edhe serb në Kosovë

Më: 7 janar 2018 Në ora: 08:34
Gjuriq ka marrë pjesë në ndezjen e buzmit të Krishtlindjes ortodokse mbrëmë në kishën e Shën Dimitrit në pjesën veriore të Mitrovicës

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka marrë pjesë në ndezjen e buzmit të Krishtlindjes ortodokse mbrëmë në kishën e Shën Dimitrit në pjesën veriore të Mitrovicës.

Ai gjatë kësaj ceremonie ka thënë se derisa të ketë Krishtlindje do të ketë edhe serb në Kosovë.

Gjuriq pjesëmarrësve u ka uruar mbrëmjen e ndezjes së buzmit dhe i ka uruar për festa.

Tutje Gjuriq ka thënë se serbët nuk duhet t’i harrojnë zakonet dhe traditat. “Nuk ka popull të suksesshëm nëse nuk respektohet tradita”, ka thënë ai.

Gjuriq, sipas medias, ka hyrë në Kosovë pasi që ka bërë kërkesë zyrtare në Ministrinë e Punëve të Jashtme për leje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat