Mos gënjeni në intervistën e punës, zbuloheni brenda 30 sekondave

Life style

Mos gënjeni në intervistën e punës, zbuloheni brenda 30 sekondave

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 20:25
Foto ilustrim

Shmangni gënjeshtrat. Gjatë një interviste pune, kandidatëve i’u bëhen pyetje të ndryshme. Disa prej tyre lidhen me CV-në, ndërsa të tjera për eksperiencat e punës ose akademike, ndërsa të tjera lidhur me rritjen profesionale ose ekonomike, njohuritë e gjuhëve të huaja dhe interesat personale.

Ka shumë rëndësi që të jeni sa më transparent dhe të sinqertë që të jetë e mundur, kjo pasi intervistuesit nëpërmjet disa pyetjeve të thjeshta i zbulojnë gënjeshtrat tuaja në 30 sekonda.

“Ndodh që kandidatët gënjejnë gjatë intervistave të punës. Por kur kuptohet se kandidati nuk është i sinqertë, vlerësimi përkeqësohet drastikisht. Nëse kandidatit i mungojnë disa kompetenca më mirë mbyllet njëri sy, se sa të merret në punë një gënjeshtar”, thotë Francesca Contardi, docente e menaxhimit të karrierës në Universitetin e Liuc të Castellanza, në Itali. Po kush janë gënjeshtrat më të shpeshta:

-Pse e ke lënë vendin e mëparshëm të punës? Kjo është një nga pyetjet më të shpeshta gjatë intervistës. Nëse ka përfunduar kontrata dhe jeni pushuar, të thuash se e ke lënë vetë punën, nuk është zgjedhja e duhur. Duhet mbajtur parasysh se pushimi nga puna, nuk të bën domosdoshmërisht kandidat të keq. Mendoni si ta komunikoni këtë informacion për të krijuar një imazh të mirë lidhur me të kaluarën e mëparshme, pavarësisht se si përfundoi raporti i mëparshëm.

-Të intereson pozicioni i…? Mund të ndodhë që një kandidati t’i propozohet një rol i cili ndonëse në linjë me eksperiencat e tij, nuk përputhet pikërisht me atë që do të bëjë. Pranoni se pozicioni i ofruar nuk është ai që dëshironi, shpjegoni motivin dhe tregoni me qartësi se cilat janë aspiratat tuaja. Kjo nuk është mungesë respekti, përkundrazi, sinqeritet. Më mirë thojeni që në fillim se më vonë.

-Sa e njihni gjuhën ose programin? Të gënjesh për kapacitetet dhe eksperiencat, nuk është diçka e zgjuar. Ndodh shpesh ë kandidatit i bëhet një provë praktike dhe në atë moment zbulohet brenda 30 sekondave. Nëse veproni në këtë mënyrë, vetëm sa zgjasni periudhën e kërkimit të punës së duhur.

-Sa paguheshe dhe çfarë përfitimesh kishe? Nuk ka asgjë të gabuar të dëshironi të ndërroni punë, për të rritur të ardhurat tuaja. Mos harroni se mjafton një verifikim në kompaninë ku keni punuar dhe gjithçka del hapur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat