Nëse doni të keni sukses në punë, harrojini këto 10 fraza

Life style

Nëse doni të keni sukses në punë, harrojini këto 10 fraza

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 16:58
Foto ilustrim

S’ka rëndësi keni talent apo jo dhe i arrini ose jo objektivat.

Ka disa fraza të cilat në punë nuk duhen shqiptuar pasi do të bënin që të tjerët t’ju shihnin nga një këndëvështrim negativ edhe pse mund të jenë të vërteta.

1.Gjithmonë kështu e kemi bërë. Teknologjia i thjeshtëzon gjërat në pak kohë. Jini të gatshëm ndaj ndryshimeve.

2. Nuk është faji im. Mos i shkarkoni fajet. Nëse nuk e ke ti, formulo një shpjegim për atë që ka ndodhur pa drejtuar gishtin tek të tjerët.

3. Nuk mundem. Nëse nuk mund të bëni diçka duhet të ofroni një zgjidhje alternative.

4. Nuk është e drejtë. Nëse nuk doni t’ju shohin nga një këndvështrim negativ, pranoni faktet, tregohuni bashkëpunues dhe lërini mënjanë interpretimet tuaja personale.

5. Nuk kam për detyrë ta bëj unë. Do t’i bënit të tjerët të mendonin se ti jep minimumin e asaj që ke në dorë për të kryer një punë.

6. Ndoshta është një ide idiote/Do të të bëj një pyetje koti. Këto shprehje shumë pasive ulin në çast besueshmërinë tuaj.

7. Do të përpiqem. Kjo shprehje tingëllon si hezitim dhe lë të kuptosh se nuk ke besim në kapacitetet e tua.

8. Më duhet vetëm një minut. Të thuash se diçka do të kërkojë vetëm një minut, do të dëmtonte kompetencat tuaja.

9. E urrej këtë punë. Kjo sjellje të etiketon si një person negativ që rrëzon moralin e grupit.

10. Ai është dembel/i paaftë/idiot. Nuk do të keni asnjë avantazh në rast se bëni një koment të tillë për kolegun kështu që më mirë mbajeni gojën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat