“Niksen”, koncepti holandez i të pushuarit në punë

Life style

“Niksen”, koncepti holandez i të pushuarit në punë

Më: 15 maj 2021 Në ora: 22:22
Foto ilustrim

Po nëse mënyra e vetme për të pushuar do të ishte të mos bënim asgjë, por me të vërtetë asgjë?

Është Grali i Shenjtë i botës moderne, thesari për të cilin jemi të gjithë, në mënyrë të dëshpëruar, në kërkim dhe që quhet “pushim”. Por fatkeqësisht për shumë është thjesht një mirazh. Këtë gjë e vëmë re sidomos në këtë periudhë të vitit, kur pas përfundimit të pushimeve ne duhet të kishim maksimumin e energjive për të rifilluar punën, por përkundrazi, ne jemi të lodhur, madje më shumë sesa përpara se të niseshim me pushime.

Nëse në të kaluarën këshillat sa i takon pushimit në punë do të lidheshin gjithmonë me meditimin, sot ekspertët kanë ecur një hap përpara dhe po binden gjithnjë e më shumë se pushimi i vërtetë, relaksi i vërtetë do të thotë thjesht “të mos bësh asgjë” për një periudhë të shkurtër kohe.

Por të rrish dhe të mos bësh asgjë nuk është aq e thjeshtë sa mund të duket. Në këtë moment, në ndihmë mund t’ju vijë teknika Niksen, e cila është një teknikë çlodhjeje dhe që po përdoret gjithnjë e më shumë në Holandë.

Ky koncept është i thjeshtë dhe që të gjithë mund ta mësojnë dhe më pas ta praktikojnë atë. Ndaloni për një moment punën me të cilën ishit duke u marrë dhe mos bëni asgjë. Pikërisht ky është koncepti Niksen, të ëndërrosh me sy hapur.

Teknika Niksen është shpikur veçanërisht për t’i ardhur në ndihmë trurit tonë, i cili gjatë gjithë ditës bombardohet nga një mori pyetjesh, kujtimesh, etj. Dhe në momentin që ju praktikoni konceptin Niksen, truri juaj pushon, duke rifituar energji.

Edhe pse u tha pak më sipër se kjo është një teknikë shumë e thjeshtë, edhe për këtë duhen bërë trajnime të ndryshme, gjithmonë në rast se doni që ajo të funksionojë më së miri dhe ju të shihni rezultatet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat