Ja se si të grimoseni sikur Kendall dhe Kylie Jenner!

Life style

Ja se si të grimoseni sikur Kendall dhe Kylie Jenner!

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 15:36
Kendall dhe Kylie Jenner

Përpos që janë të njohura për stilin e tyre të modës, Kendall dhe Kylie Jenner na bëjnë për vete edhe me pamjen e grimit të tyre Grimerja e tyre, Ariel Tejada, zbulon sekretet e grimosjes së motrave Jenner, të cilat edhe për ju mund të jenë pika orientuese me rastin e vënies së grimit. Për pamjen e përditshme, për shkuarjen në punë, në drekë, a darkë, mjafton vetëm kufizimi i faqeve.

Nuk duhet tepruar, nuk duhet kufizuar tërë mjekrën dhe ballin, meqë në këtë mënyrë arrihet një kundërefekt. Përzgjedhja e bronzuesit po ashtu ka rëndësi, si dhe mënyra e përdorimit të tij.

Përdoreni ngjyrën, e cila për dy nuanca është më e errët sesa ngjyra natyrore e lëkurës tuaj. Vizatimet e komplikuara, të cilat gjenden në internet, munden vetëm të na hutojnë.

Ekziston një rregull themelor, të cilit duhet përmbajtur rreth vendosjes së bronzuesit - thellimi i cili krijohet në faqe pasi që t'i ngrehim ato brenda. Për ta ndriçuar tenin e Kylie-s, Ariel përdor iluminatorin, i cili vendoset para bronzuesit dhe përzihet me pudrën e lëngët, në mënyrë që të arrihet efekti i pamjes së freskët, rrezatuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat