Problemet në familje/ Ja receta e një martese të lumtur!

Life style

Problemet në familje/ Ja receta e një martese të lumtur!

Më: 20 gusht 2021 Në ora: 06:55
Ilustrim

Shumë njerëz e dinë statistikën për të ardhur keq, 50% e martesave përfundojnë në divorc. Por psikologët pohojnë se nuk ka pse të jetë kështu dhe se rreth 75 % e çifteve të martuara kanë shanse të qëndrojnë bashkë për tërë jetën e tyre.

Shumë çifte janë të sigurtë se nëse jetojnë së bashku para martesës, ata do të mësohen me njëri- tjetrin dhe do të kenë një martesë më të mirë.

Por sipas studimeve kjo e bën martesën më pak të qëndrueshme dhe rrit mundësinë e divorcit.

Gjithashtu statistikat tregojnë se çiftet që shpenzojnë shumë para për dasmën, kanë shumë mundësi të mos qëndrojnë bashkë, por edhe nëse unaza është e shtrenjtë, shanset janë që martesa të mos zgjasë.

I njëjti studim tregon se një muaj mjalti përmirëson marrëdhënien në çift. Pra është më mirë të shpenzoni për udhëtime, sesa për një ceremoni madhështore.

Në një martesë është shumë e rëndësishme t’i jepni lirinë partnerit tuaj. Por mos harroni se shumë aktivitete jashtë martese e shkatërrojnë atë. Aktiviteti i tepërt i njërit prej bashkëshortëve, bëhet shkak i një divorci.

Gjasat janë se sa më shumë fëmijë të ketë një çift, aq më pak shanse ka që ata të divorcohen. Por në fakt fëmija i parë e zvogëlon mundësinë e divorcit me 30 %, fëmija i dytë dhe i tretë nuk e kanë të njëjtin efekt.

Interesat e përbashkëta i bëjnë familjet më të forta. Për shembull, ku në një familje dy bashkëshortët kanë një hobi të përbashkët, kjo shërben që ata të kalojnë më shumë kohë së bashku.

Bashkëshortët që përdorin fjalët “ne” dhe “tona” më shumë se “ Unë” dhe “E imja” janë më të lumtur.

Shikimi i komedive romantike së bashku është një mënyrë e shkëlqyeshme për t’u afruar dhe për të diskutuar, duke shmangur kështu divorcin.

E vërteta është e mirë, por jo gjithmonë. Nëse i tregoni vazhdimisht partnerit gjërat që nuk i pëlqeni tek ai, kjo e bën martesën e mërzitshme.

Gjithashtu bashkëshortët që harxhojnë shumë kohë duke fituar dhe kursyer zakonisht nuk qëndrojnë bashkë për shumë kohë.

Pavarësisht çdo gjëje, e rëndësishme është që bashkëshortët të jenë të gatshëm për të zgjidhur problemet dhe të kenë një martesë të shëndetshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat