​Kur një udhëheqës shkakton probleme filloni duke pyetur pse e bën këtë

Life style

​Kur një udhëheqës shkakton probleme filloni duke pyetur pse e bën këtë

Më: 30 gusht 2021 Në ora: 07:30
Ilustrim

Udhëheqësit janë ata të cilët duhet të kujdesen me mënyrën sesi sillen me punonjësit dhe klientët, por për disa kjo është veç diçka klishe. Ka shumë menaxherë arrogantë me të cilët është vështirë që të komunikohet dhe kuptohet, por largimi nga puna nuk është zgjidhja më e mirë.

Prandaj, pavarësisht nëse jeni një trajner, një drejtues i burimeve njerëzore ose një ekzekutiv që përpiqeni të ndihmoni një vartës sfidues, besueshmëria juaj dhe ajo e udhëheqësit që po përpiqeni ta ndihmoni, varet nga një kuptim i saktë i asaj që po ndodh në të vërtetë. Këtu janë tri mënyra se si mund të jeni të sigurt se po e adresoni problemin e duhur me një udhëheqës sfidues dhe në mënyrën e duhur.

Menaxhoni supozimet dhe gjykimet tuaja

Shpesh për dikë bëjmë supozime dhe gjykime bazuar në përvojat tona që, shpesh kanë pak të bëjnë me udhëheqësin që ne po përpiqemi të mbështesim. Ndodhë që para se ta takojmë dikë, ndihemi refuzues dhe paragjykues për të, vetëm duke u bazuar në atë që kanë thënë të tjerët për të. E imagjinojmë veten sesi do t’i përgjigjeshim sjelljes së tij fyese dhe çfarë do të thonim nëse do të bënte ndonjë koment arrogant. Por, këto supozime mund të jenë të gabuara. Ai mund të jetë i angazhuar, i hapur për të mësuar dhe i gatshëm për ta pranuar nevojën për t’u përmirësuar.

Shikoni simptomat e kaluara

Për ta hetuar me të vërtetë personalitetin e këtij njeriu analizojeni në të kaluarën! A ka njerëz me të cilët ky person punon shumë mirë apo shumë dobët? A ka rrethana specifike në të cilat ai[‘; shkëlqen apo lëkundet? Askush nuk është i njëjtë gjatë gjithë kohës, kështu që të kuptuarit se ku njerëzit devijojnë nga zakonet e parashikueshme mund të japin të dhëna të rëndësishme.

Nuk është e pazakontë të diagnostikosh në mënyrë të pasaktë sjelljen e keqe të udhëheqjes. Një studim i Universitetit Shtetëror të Arizonës zbuloi se patologjitë toksike të lidershipit shpesh ngatërrohen me sjelljet që mund të bien në një gamë normale të patologjisë. Për të shmangur ngatërrimin e mangësive të zakonshme të lidershipit me patologji serioze, është thelbësore të gërmoni më thellë pas simptomave.

Kini një repertor të gjerë zgjidhjesh

Mos kini frikë t'i referoni njerëzit tek të tjerët që kanë ekspertizë të ndryshme që, mund të jenë në gjendje t’i ndihmojnë më mirë klientët tuaj për çështje të veçanta. Për shembull, ta rekomandoni menaxherin që ai të shkonte te ndonjë terapist për të punuar me ankthin e tij dhe çështjet e pazgjidhura të familjes, nëse ai i ka këto. Pra, për të punuar në drejtimin për t'u angazhuar, mësuar dhe fuqizuar ekipin e tij, dhe si të kuptojmë se kur shkaktarët e caktuar po e pengonin ta bënin këtë. Apo edhe mënyra të tjera për t’i ndihmuar në këtë pjesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat