Ja se si ndikojnë 6 minuta lexim në trurin tonë

Life style

Ja se si ndikojnë 6 minuta lexim në trurin tonë

Më: 31 gusht 2021 Në ora: 17:37
Foto ilustrim

Lëreni celularin, tabletin apo laptopin dhe merrni një libër. Jo vetëm që do të ndiheni më të qetë, por me shumë gjasa pas pak kohësh do të ndiheni më të zgjuar!

Ashtu si çdo gjë tjetër është në zhvillim dhe gjuha e një populli ndryshon, fjalë të vjetra zhduken e të reja shtohen në fjalor.

Në epokën e globalizmit shoqëritë e kulturat e ndryshme gjithnjë e më shumë po shkëmbejnë me njëra tjetrën e kjo falë hapësirave virtuale.

Zhvillimet nuk njohin kufij dhe gjuha e rrjeteve sociale është ajo që na bashkon të gjithëve.

Sytë tanë luajnë Pingpong sa në një rrjet social tek tjetri dhe koha mesatare e kaluar në një artikull në internet është 15 sekonda. Mendoni vërtet se informoheni mbi diçka në vetëm 15 sekonda?

Në vitin 2014, Qendra Kërkimore Pew zbuloi se një e katërta e të rriturve amerikanë nuk kishin lexuar një libër të vetëm në 3 vitet e fundit.

Kemi harruar të shfletojmë, të thellohemi dhe mendojmë se duke bërë “scroll” duke naviguar në internet jemi më të informuar, pasi kemi marrë vesh çdo gjë se çfarë bëhet nëpër botë.

Ata që lexojnë libra shfaqin aftësi më të mira në të menduar, nuk kanë ndrojtje nga fjalimet publike dhe artikulojnë qartë mendimet e tyre.

Nëse gjatë ditës nuk keni kohë të shfletoni një libër, kushtojini leximit vetëm 6 minuta nga koha juaj dhe përfitimet do të jenë mahnitëse. Një studim nga hulumtuesit e Universitetit Sussex-it tregoi se gjashtë minuta lexim përpara se të flini zvogëlon stresin me 68%.

Lëreni celularin, tabletin apo laptopin dhe merrni një libër. Jo vetëm që do të ndiheni më të qetë, por me shumë gjasa pas pak kohësh do të ndiheni më të zgjuar! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat