Pse nuk është mirë të bëni dush para gjumit?

Life style

Pse nuk është mirë të bëni dush para gjumit?

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 12:03
Foto ilustrim

Është ndjenjë shumë e mirë të shkosh në shtrat menjëherë pas një dushi të gjatë dhe të nxehtë. Por nga pikëpamja mjekësore, larja para gjumit nuk është zgjedhja më e mirë. Në fakt, ky zakon në dukje i shëndetshëm mund të jetë duke ju bërë më shumë dëm sesa mirë.

Ne vendosëm të zhytemi në provat që tregojnë se dushi para gjumit mund të mos jetë aq relaksues sa kemi menduar dikur.

Mund të mos jeni në gjendje të flini menjëherë

Bërja e një dushi të nxehtë ose dush menjëherë para se ta mbështesni kokën në jastëk, mund të duket relaksuese, por në realitet, kjo mund ta prishë gjumin tuaj. Do pushoni më mirë kur temperatura e trupit është pak më e ulët dhe teksa trupi juaj fillon të përgatitet për një gjumë të mirë, temperatura u bie pak. Dushi i nxehtë do ta rrisë temperaturën bazë dhe do ta ngatërrojë trupin tuaj. Nëse mendoni se nuk mund të shkoni në shtrat pa u larë, zgjidhni një dush të vakët një orë ose dy para gjumit.

Mund të bëjë që zemra juaj të’ vrapojë’

Nëse ndonjëherë keni ndjerë se zemra juaj rreh më shpejt pas një dushi të nxehtë, në të vërtetë ka një shpjegim shkencor për këtë. Uji i nxehtë ngre presionin e gjakut dhe ekspertët mjekësorë paralajmërojnë se madje mund ta nxehë trupin tuaj dhe të shkaktojë stres në zemër. Kur zemra po rrah në atë mënyrë, ka të ngjarë që ta kaloni natën duke u hedhur e rrotulluar, gjë që përfundimisht mund të çojë në edhe më shumë probleme shëndetësore.

Mund të ndikojë që të fitoni kilogramë shtesë

Të kesh një darkë të shijshme dhe të bësh një dush të nxehtë menjëherë pas kësaj – mund të duket si një mënyrë perfekte për të përfunduar ditën dhe më në fund për të shkuar në shtrat. Por në realitet, hyrja në dush pas ngrënies mund ta ngatërrojë sistemin tuaj tretës dhe të çojë në shtim peshe. Tretja kërkon rritjen e qarkullimit të gjakut drejt stomakut, dhe dushi bën që gjaku të rrjedhë në pjesë të tjera të trupit. Nëse mendoni se keni absolutisht nevojë për t’u larë në mbrëmje, është më mirë të prisni të paktën 30 minuta pasi të keni ngrënë.

Është gjë e keqe për flokët tuaj

Të bësh dush para gjumit dhe të flesh kur flokët janë ende të lagur, nuk po i bën asnjë favor flokëve ose shëndetit tënd. Fjetja me flokë të lagur do të bëjë që jastëku të thithë lagështi dhe të krijojë një mjedis të përsosur të ngrohtë dhe të lagësht për rritjen e baktereve të dëmshme. Kjo, nga ana tjetër, mund të çojë në probleme të ndryshme të kokës, të tilla si kruajtje, acarim dhe zbokth.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat