Përveç gjeneve, pse disa njerëz jetojnë shumë gjatë?

Life style

Përveç gjeneve, pse disa njerëz jetojnë shumë gjatë?

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 07:12
Foto ilustrim

Fatkeqësisht dhe fatmirësisht, rinia e përjetshme nuk ekziston ashtu siç nga ana tjetër asgjë në botë nuk na garanton një jetë shumë të gjatë. E prandaj, njeriut s'i mbetet gjë tjetër veçse të kërkojë gjithë kureshtje sekretet e atyre që kanë jetuar më gjatë.

Po, përveç gjeneve ka dhe disa faktorë të tjerë që të kombinuara ndikojnë në atë që ne quajmë "pavdekësi".

1. Gjenet e duhura, stil i lumtur jete dhe pak matematikë brenda.

Sipas shkencëtarëve, shekullorët kanë diçka të përbashkët: stili i tyre i jetesës konsiston në shoqëri të fortë, familje të konsoliduar, stres i menaxhuar mirë, ushqim i shëndetshëm dhe praktikimi i matematikës. Gjithashtu besohet se fëmijët e jetëgjatëve kanë më shumë shanse të jenë të shëndetshëm dhe gjithashtu jetëgjatë.

2. Të kesh një nënë të re.

E dini se duke patur një nënë të re shton shanset e të jetuarit më gjatë se të tjerët? Sipas studimeve, vajzat që kanë lindur rreth moshës 25-vjeçare ose më herët, ndikojnë në jetëgjatësinë e fëmijëve të tyre. Arsyeja nuk është ende e qartë, por sipas kërkimeve të ekspertëve vezët e nënës luajnë një rol.

3. Konsumimi i çajit.

Çaji jeshil në veçanti konsiderohet si ai me më shumë efekte pozitive në shëndetin tonë.

4. Të qënit fizikisht i shëndetshëm

Një studim i kryer në Suedi arriti në përfundimin se njerëzit që nuk janë fizikisht të fortë kanë më shumë shanse të rrezikohen nga probleme të shëndetit mendor dhe fizikNdërsa ata që kanë forcë muskulare më të madhe kanë rreth 20%-30% shanse të jetojnë më gjatë. 

5. Ngrënia e frutave të thata

Arrat janë të pasura me proteina, antioksidantë, vitamina dhe minerale. 

6. Lumturia

Kënaqësia që merrni nga jeta, optimizmi dhe emocionet pozitive, jo vetëm janë të mira për shëndetin tuaj, por ndikojnë edhe në jetëgjatësinë tuaj. Mund të keni 18% shanse më shumë për të jetuar më gjatë nëse jeni gjithmonë pozitivë!

7. Disiplina dhe organizimi

Të jesh i disiplinuar, efiçent dhe i orientuar drejt qëllimeve jo vetëm do të përmirësojë jetën tuaj personale dhe profesionale por edhe do të zgjasë vitet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat