Pesë shenja të fshehura që tregojnë se një mashkull po ju tradhton

Life style

Pesë shenja të fshehura që tregojnë se një mashkull po ju tradhton

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 15:46
Foto ilustrim

Ekspertët kanë zbuluar disa mënyra që si të zbuloni që i dashuri juaj po ju tradhton.

Amy Kupps ka më shumë se 80,000 ndjekës në Instagram dhe është bërë e famshme për këshillat e saj se si të identifikoni një burrë që tradhton.

Ajo vetë dikur ishte mashtruar, por tani nuk e shqetëson aspak roli i dashnores në të cilën gjendet shpesh.

Amy thotë se ka shumë shenja të fshehura që tradhtojnë tradhtinë, por se arma më e fuqishme e një gruaje në njohjen e kësaj është intuita e saj.

Mirësia e papritur

Kur një burrë befas bëhet më i sjellshëm, bota është më e bukur, por siç thotë Amy, një grua duhet të pyesë menjëherë veten se çfarë ka pas saj, pse ai është kaq i sjellshëm.

Nëse përveç sjelljes së mirë, sjell në shtëpi dhurata apo buqeta me lule, duhet pasur kujdes të veçantë.

Harresa

Edhe pse një mashkull mund të jetë bërë më i sjellshëm, ai mund të bëhet edhe më harrues në të njëjtën kohë.

“Nëse ai vazhdon të premtojë se do të bëjë diçka dhe pastaj e harron atë, ai ose nuk e dëgjon gruan ose nuk e ndjen atë,” thotë Amy.

Shpesh kjo është një shenjë që femrat e anashkalojnë, por është shumë serioze pasi do të thotë që partneri nuk ju ka fare në mendje.

Higjiena e kujdesshme

Të gjithëve na pëlqen të jemi të rregullt dhe aromatik, por kur ky bëhet një regjim i rreptë për një mashkull, është koha për një alarm të kuq.

Të bësh dush shumë shpesh, sasi të mëdha parfumi që maskojnë aromat e tjera, rruajtja e vazhdueshme dhe të ngjashme nuk janë vetëm një shenjë se një mashkulli pëlqen të jetë i rregulluar mirë, por mund të nënkuptojnë gjithashtu se ai është i rregulluar për dikë tjetër.

Ndryshimi i stilit

Njerëzit zakonisht kanë stilin e tyre që ne nuk e ndryshojmë shpesh, as meshkujt. Sapo kjo të ndryshojë dhe një burrë të ndryshojë tërësisht veshjet e tij, një grua duhet të jetë e kujdesshme.

Telefoni

Kur telefoni i partnerit tënd bëhet diçka që të bën panik dhe stres rreth teje, kur fillon të fikë ose të shuajë zërin, kur ai tërhiqet dhe lexon mesazhe, atëherë diçka nuk është në rregull. Çfarë bën, lexon apo shikon dikush që nuk mund ta ndajë me ju? Mund të mos bëhet fjalë për një grua tjetër, por duhet të siguroheni. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat