Si ta kuptoni që është koha për t'u ndarë

Life style

Si ta kuptoni që është koha për t'u ndarë

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 19:14
Foto ilustrim

Periudha e tensionit mes jush ka qenë e gjatë

Edhe lidhjet më të shëndetshme kanë të tilla periudha, pasi natyra njerëzore funksionon kështu, por gjërat ndryshojnë nëse kjo zgjatet në kohë. Pra, nëse ndiheni gjithmonë në tension pranë partnerit, konfliktoheni dhe as që doni që gjërat të ndryshojnë, duhet ta konsideroni ndarjen për të mirën e të dyve.

Të këqijat e lidhjes janë më shumë se të mirat

Gjithë marrëdhëniet kanë anët e tyre të këqija, por ato më jetëgjatat, të shëndetshmet dhe që shijojnë numërojnë më shumë gjëra pozitive krahasuar me ato negative. Nëse 50% e lidhjes suaj janë probleme apo cilësi që nuk ju japin kënaqësi, ndarja është thjesht çështje kohe. Sekreti për të menaxhuar dhe për të zgjidhur problemet është të dini si të krijoni dialogje, të jeni empatikë dhe të bëni kompromis për të mirën e përbashkët. Në të kundërt, jepini fund. 

Të gjithë punën në këtë lidhje po e bën ti

Një lidhje që të funksionojë kërkon bashkëpunim dhe punë nga të dyja palët. Pavarësisht përpjekjeve dhe dëshirës së mirë, nëse kontribuoni më shumë se partneri, jeni duke jetuar e vetme një lidhje. Stresi është më i madh, dashuria më e madhe, por edhe lëndimi gjithashtu.

Ndjen vazhdimisht që s'je e mbështetur prej tij/saj

Një lidhje e gjatë përfshin dy njerëz që lëvizin drejt të njëjtin drejtim duke patur secili objektivat dhe qëllimet e veta. Nëse ndjeni që jeta juaj ka stopuar pasi nuk shihni mbështetje nga ana e partnerit, konsiderojeni flamur të kuq. 

Ty s'të pëlqen më vetja rreth tyre

Në lidhjen perfekte, partneri duhet të nxjerrë versionin më të mirë tëndin. Duhet të ndihesh njeri më i mirë, më i bukur dhe më pozitiv sepse në fund të ditës, kjo është fuqia e dashurisë. Në rast se ndodh komplet e kundërta dhe sheh që pranë tij shfaqet versioni yt më i keq, diçka s'po shkon dhe ndoshta ai s'është kombinimi që të duhet ty! 

Nuk të pëlqen as njeriu që partneri yt po bëhet dita-ditës

Të gjithë ne ndryshojmë. Nëse jeni rritur bashkë dhe ti sheh ndryshime që s'të pëlqejnë tek partneri yt, ke çdo të drejtë për t'i dhënë fund. Mund të ndodhë që rriteni bashkë, por thjesht s'rriteni në të njëjtin linjë.

Nuk e sheh të ardhmen me të

Për këtë, duhet t'i bësoni më shumë instiktit tuaj. Nëse s'jeni të sigurtë për njeriun që keni në krahë, ju s'mund të investoni për një të ardhme me të. Madje, duhet t'i kushtoni vëmendje çdo ndjesie që keni kur kaloni shumë kohë bashkë. Nëse mezi prisni që koha bashkë të mbarojë sa më shpejt, jepini fund sa më herët të mundeni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat