“Dhurata më e madhe që mund t’i dhurosh fëmijës tënd, është koha, dashuria dhe vëmendja jote”

Life style

“Dhurata më e madhe që mund t’i dhurosh fëmijës tënd, është koha, dashuria dhe vëmendja jote”

Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 00:16
Foto ilustrim

Në këtë artikull do të mund të lexoni disa nga thëniet më të veçanta lidhur me kujdesin që duhet të tregoni për fëmijët tuaj.

“Dhurata më e madhe që mund t’i dhurosh fëmijës tënd, është koha, dashuria dhe vëmendja jote”.  – Anonim

“Çdokush mund të ketë një fëmijë dhe ta quajë veten “prind”. Por një prind i vërtetë është dikush që e vendos fëmijën e vet mbi dëshirat dhe nevojat e tij”. – Anonim

“Nëse nuk trregon kujdes apo dashuri për fëmijët e tu, por kujdesesh për nevojat e tua, edhe ata kur të rriten, nuk do të të marrin aspak në konsideratë”. – Yahya Jammeh

“T’i marrësh fëmijët seriozisht në konsideratë, është t’i vlerësosh ata për atë që janë si fëmijë, jo kur të rriten”. – Alfie Kohn

“Të jesh prind është të jesh një programues i një produkti më të avancuar se çdo teknologji dhe më interesant se çdo vepër arti”. – Alain de Botton

“Çdo ditë të jetës sonë ne krijojmë depozita kujtese në mendjen e fëmijës sonë”. – Charles R. Swindoll

“Fëmijët nuk kanë qenë asnjëherë aq të bindur sa për t’i dëgjuar gjithmonë të rriturit, por nuk kanë dështuar asnjëherë për t’i imituar ata”. – James Baldwin

“Një ditë të caktuar, fëmijët e tu do të kenë vetëm foto të tuat. Ndaj sigurohu të jesh në to. Nuk ka rëndësi si i ke flokun, make-upin, apo si duket trupi yt. Ata nuk do të shqetësohen për këto. Do duan vetëm të të shohin”. – Anonim

“Të jesh një prind i mirë nuk është një detyrim, është një zgjedhje. Shumë njerëz dështojnë në këtë aspekt dhe disa refuzojnë ta pranojnë. Do të bëje një punë shumë më të mirë, nëse do ta kuptojë se të kujdesesh mirë për fëmijën është një zgjedhje, jo një detyrim”. – Gudjan Bergmann

“Prindërit me fjalët, sjelljen dhe veprimet e tyre, kanë aftësinë për të ndryshuar identitetin e fëmijëve të tyre”. – Craig Hill

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat