Probleme me gjumin? Këto janë gabimet që po bëni

Life style

Probleme me gjumin? Këto janë gabimet që po bëni

Më: 20 shkurt 2022 Në ora: 23:29
Foto ilustrim

Ka disa “gabime” që bëjmë dhe që ndikojnë në cilësinë e gjumit. Me siguri shumë gjërave nuk u kushtoni rëndësi në përditshmëri, por janë pikërisht ato që po jua shkaktojnë problemet me gjumin. Më poshtë, 7 gjërat që duhet të keni parasysh për të pasur një gjumë të mirë dhe të qetë gjatë natës.

- Të shkosh të flesh çdo natë në të njëjtën orë për të evituar shqetësimet.

- Të mos flesh gjatë ditës, sidomos pasdite vonë.

- Thuaj jo përdorimit të smartphone-ëve apo tabletëve në mbrëmje.

- Ta mbash temperaturën optimale të trupit me aktivitet fizik ose me një dush të ngrohtë (pa e ekzagjeruar me gradën).

- Jo kafe në darkë, por e mira do të ishte që ta shmangie edhe pasdite.

- Mos ha rëndë në darkë.

- Thuaj jo alkoolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat