Jepni atë që dëshironi të merrni!

Life style

Jepni atë që dëshironi të merrni!

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 15:06
Foto ilustrim

Martesa është padyshim një nga marrëdhëniet më serioze në jetën tonë. Në fillim, gjatë marrëdhënies paramartesore, gjithçka duket më magjike dhe shumicën e kohës, dashuria dhe pasioni janë të mjaftueshme, megjithatë, realiteti, në martesë, na tokëzon disi papritur! Ndonjëherë komunikimi është si një lumë i vrullshëm që të tërheq përpara se të thuash atë që dëshiron.

Problemet dhe ritmet e përditshme nuk ndihmojnë. Por si gjithçka në jetë, marrëdhënia martesore ka nevojë për kujdes për t’u zhvilluar. Komunikimi pozitiv midis çiftit lejon që të shfaqen ndjenja dhe mendime të bukura. Në një komunikim të mirë partnerët nuk hezitojnë të flasin lirshëm për atë që u intereson gjithmonë me mirësjellje dhe respekt. Shmangin komentet e hidhura dhe nënçmuese. Dëgjojnë me interes duke u përpjekur të kuptojnë vërtetë kuptimin e asaj që partneri po thotë edhe nëse ata kanë një qasje të ndryshme ndaj temës. Ata e kuptojnë që marrëdhënia është bashkëpunuese dhe jo konkurruese. 

Për të arritur sa më sipër, është mirë që partnerët t’i kushtojnë kohë me njëri-tjetrin çdo ditë, të përdorin vetën e parë njëjës në mënyrë që pala tjetër të mos ndihet e fajësuar për diçka, për shembull – Kam nevojë për më shumë vëmendje nga ju – dhe jo “Nuk kujdesesh për mua”. Të flasin qartë për ato që i shqetësojnë pa pritur që tjetri, pasi e do, duhet të kuptojë se çfarë ka në mendje. Askush nuk është i detyruar të deshifrojë nevojat tona. Një buzëqeshje, një prekje, një bravo për një sukses dhe “Të dua!” nuk duhet të mungojnë në jetën tonë të përditshme.

Sigurisht që do të ketë konflikte. Çështja është se si ato shprehen dhe menaxhohen nga çifti. Komunikimi i mirë në marrëdhënie është diçka që mësohet. Duhet patjetër angazhim dhe praktikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat