Personat që pëlqejnë humorin e zi kanë koeficient më të lartë të inteligjencës

Life style

Personat që pëlqejnë humorin e zi kanë koeficient më të lartë të inteligjencës

Më: 10 mars 2022 Në ora: 20:42
Ilustrim

Hulumtimet e ekspertëve kanë treguar se adhuruesit e humorit të zi kanë IQ (koeficient inteligjence) më të lartë.

Studimi është drejtuar nga Ulrike Willinger nga Universiteti Mjekësor i Vjenës dhe ka përfshirë meshkuj dhe femra të niveleve të ndryshme arsimore, ndërsa mosha mesatare e tyre ishte 33 vjeçare.

Të gjithëve iu dha një test inteligjence që përfshin arsyetimin verbal dhe joverbal. Atyre iu dhanë gjithashtu pyetje duke u kërkuar të vlerësonin gjendjen shpirtërore dhe nivelet e tyre të agresionit, derisa më pas ata analizuan karikaturat satirike të artistit Uli Stein.

Personat që preferonin humorin e zi, kishin rezultate të larta në testin e inteligjencës. Hulumtimi është publikuar në revistën shkencore Cognitive Process.

“Rezultati më domethënës është se pjesëmarrësit që pëlqejnë humorin e zi janë shumë më inteligjentë, kanë një nivel më të lartë arsimor, rrallë kanë çrregullime të humorit dhe dinë të kontrollojnë agresionin”, thuhet mes tjerash në raport.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat