Pse e prekni fytyrën me duar pa vetëdije dhe si ta shmangni

Life style

Pse e prekni fytyrën me duar pa vetëdije dhe si ta shmangni

Më: 12 prill 2022 Në ora: 15:46
Ilustrim

Ndonjëherë duam të kontrollojmë gjestet dhe lëvizjet tona, por meqenëse shumë prej tyre janë të paqëllimshme (për shembull kur përdorim duart për të shprehur ndjenjat) mund të jetë më e ndërlikuar nga ç'mendohet. Prekja e fytyrës, për shembull, është një nga reagimet më të zakonshme për trupin e njeriut dhe mund të habiteni se sa herë ne e bëjmë atë gjë çdo ditë. Por pse e kemi kaq të vështirë të mos e prekim fytyrën?

1. Një përgjigje e natyrshme nga trupat tanë

Shumë njerëz e bëjnë këtë shumicën e kohës pa e vënë re. Kjo për shkak se ne duam të shprehim emocionet tona përmes reagimeve, gjesteve dhe gjuhës së trupit.

2. Gjuha e trupit: një mënyrë për të shprehur kulturën tonë

Përdorimi i duarve për të shprehur emocione nuk është thjesht një gjë instiktive. Duke qenë se kaq shumë njerëz e bëjnë këtë dhe ne e shohim kudo, jemi mësuar. Gjuha e trupit është një mënyrë kaq e efektshme për t'u thënë të tjerëve si ndihemi, sepse kultura dhe zakonet tona e kanë përfshirë atë shumë lehtë.

3. Një refleks ndaj stresit

Përveç imitimit, ka edhe arsye të tjera pse prekim fytyrat. Stresi, për shembull, mund të shkaktojë nevojën e trupit tuaj për rehati. Kjo shprehet përmes sistemit nervor parasimpatik. Një nga funksionet e tij është t'ju ndihmojë të përballeni me kohë të vështira. Meqenëse prekja e pjesëve të caktuara të fytyrës do ta aktivizojë atë, prekja është një refleks.

4. Gjuha e trupit kur flirtoni

Ekziston një situatë tjetër e zakonshme që na bën të prekim fytyrën: flirtimi. Gjatë aktiviteteve normale, ne e prekim fytyrën deri në 23 herë në orë, sipas një studimi. Një studim tjetër, i kryer në vitin 1967 në UCLA, zbuloi se komunikimi joverbal është mbizotërues kur bëhet fjalë për të shprehur emocione. Tani imagjinoni se jeni para atij personi që e bën zemrën tuaj të rrahë fort ... Me siguri do ta keni të vështirë të mos prekni fytyrën ose buzët. Kjo është në të vërtetë diçka që njerëzit bëjnë kur u pëlqen dikush.

Ndryshimi i zakoneve

- Si fillim duhet të jeni të vetëdijshëm dhe të zbuloni se çfarë ju bën ta prekni fytyrën. Sapo ta mësoni këtë, ka të ngjarë të jetë më e lehtë ta ndaloni veten që të mos e bëni përsëri.

- Provoni të përdorni një top anti-stres nëse ndiheni në ankth, në mënyrë që të keni diçka për t'i mbajtur duart të zëna. Vetëm sigurohuni që ta pastroni mirë!

- Disa njerëz e shohin të dobishme të përdorin shënimet në vendet ku kalojnë shumë kohë, si kujtesë.

- Mund të përdorni aromën në avantazhin tuaj, duke hedhur parfum ose locion në duar. Në këtë mënyrë, do të kujtoheni kur duart afrohen me hundën (dhe fytyrën).

- Nëse është stresi që po e nxit atë, ndoshta është më mirë ta trajtoni problemin që nga rrënjët - me meditim, yoga ose ushtrime frymëmarrjeje.

Më e rëndësishmja, mos u dorëzoni! Sipas psikiatërve, formimi i një zakoni të ri mund të zgjasë deri në 66 ditë, kështu që këmbëngulja do të jetë pa dyshim aleat me këtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat