Kuriozitete/ Celulari mund të krijojë varësi njësoj si droga…

Life style

Kuriozitete/ Celulari mund të krijojë varësi njësoj si droga…

Më: 23 korrik 2022 Në ora: 19:11
Foto ilustrim

Teknologjia përfaqëson një drogë të mirëfilltë për të rinjtë e sotëm, të cilët nuk bëjnë dot për më shumë se 24 orë pa celularin, sidomos nëse mund të qëndrojnë në internet.

Duke kaluar këtë kufi, në fakt, adoleshentët shfaqin shenja paniku, ankthi dhe pasigurie. Në këtë përfundim kanë arritur studiuesit e Universitetit të Maryland-it në SHBA, pasi bënë një eksperiment me 1000 adoleshentë të moshës 17-23 vjeç në 10 shtete të ndryshme. Më shumë se gjysma e adoleshentëve nuk duruan dot ta kalonin kohën pa celular për më shumë se 24 orë dhe 79% e tyre shfaqin shenja tipike të një personi që është i droguar dhe i alkoolizuar.

Pas një infarkti anti-inflamatorët janë të rrezikshëm

Anti-inflamatorët josteroidë janë të dëmshëm për ata që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare. Ky është përfundimi i një studimi nga Spitali Universitar i Kopenhagenit, i cili ka analizuar kartelat klinike të 100 mijë personave mbi 30 vjeç, që kishin pësuar infarkt mes viteve 1997 e 2009. 44% e tyre kishte pirë ilaçe anti-inflamatore dhe ndër këta persona rreziku i vdekshmërisë ishte 59% më i lartë pas një viti terapi dhe 63,5% pas pesë viteve. Në përfundim të studimit, shkencëtarët arritën në përfundimin se pacientët kardiovaskularë, rrezikojnë 30% më shumë të kalojnë një infarkt tjetër pas një viti që pinë anti-inflamatorë dhe 41% pas pesë vitesh.

Fëmijët që ushqehen me gji janë më inteligjentë

Shumë studime konfirmojnë se si ushqyerja me qumësht gjiri qëndron në bazë të një inteligjence më të zhvilluar. Një studim i “Oxford University” i bërë me 10 mijë fëmijë ka nxjerrë në pah se ushqyerja me qumësht gjiri i garanton bebeve përfitime të mëdha për sa i përket inteligjencës. Të njëjtat rezultate kanë arritur edhe studiuesit e universitetit të Australisë. Po cila është arsyeja? Sipas studiuesve, sekreti qëndron te përbërësit e qumështit të gjirit dhe marrëdhënies psikologjike që bebja krijon me nënën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat