Dëgjuam që do ktheheni në palestër, por a dini sa herë duhet të shkoni gjatë javës?

Life style

Dëgjuam që do ktheheni në palestër, por a dini sa herë duhet të shkoni gjatë javës?

Më: 23 gusht 2022 Në ora: 00:22
Foto ilustrim

Ju merrni çdo ditë kaq shumë informacion për aktivitetin fizik dhe mënyrën sesi të arrini objektivat tuaja sa ndonjëherë e ngarkoni trurin me më shumë gjëra nga ç'duhet. 

Pavarësisht çdo liste me rregulla, e vërteta universale në këtë temë është që: aktiviteti fizik është gjithmonë i mirë! Tani, meqë jemi në prag të shtatorit - muaji i rikthimit në palestër- me siguri po pyesni veten: "Sa herë duhet të ushtrohem gjatë javës?"

Një përgjigje e sinqertë do të ishte: varet nga objektivat e tua, stili i jetës dhe trupi i gjithsecilit. Secili prej nesh është ndryshe prandaj dhe axhenda e aktivitetit fizik duhet të jetë e ndryshme. 

Sidoqoftë, ka disa këshilla që sipas ekspertëve duhet t'i keni parasysh nëse e keni ndarë mendjen që këtë vit do arrini objektivat që i keni vendosur vetes. 

Sipas tyre, të rriturit duhet të bëjnë nga 150-300 minuta aktivitet fizik në javë! Ose thënë ndryshe, 30 minuta me intensitet të moderuar çdo ditë, që në fund të javës të keni plotësuar 210 minutëshin. Studimet e kryera pasi vëzhguan rreth 116,221  për 30 vite, arritën në përfundimin se njerëzit më aktivë fizikisht, kanë më pak rrezik të vdesin nga problemet kardiovaskulare apo shqetësime të tjera. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat