10 gjërat që duhet të keni patjetër me vete para se të niseni me pushime

Life style

10 gjërat që duhet të keni patjetër me vete para se të niseni me pushime

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 17:20
Foto ilustrim

Edhe pse mund të kemi disa kohë që mendojmë për pushimet verore dhe gjërat që do të na duhen, sërish në nisje jemi në ankth se mos ndoshta kemi harruar sende apo veshje të rëdësishme, për pushime sa më të rehatshme.

Por le të qetësohemi një herë e mirë, duke pasur parasysh këtë listë me 10 gjëra të domosdoshme.

1. Fustan me ngjyra

Një fustan i dizenjuar plotë ngjyra, do t’ju bëjë të dukeni bukur dhe mjaftë solare gjatë pushimeve tuaja.

2. Këmishë lino

Një ndër veshjet e domosdoshme konsiderohet dhe një këmishë lino, me mëngë të gjata, prerje e shkurtër dhe e gjerë.

3. Rroba banje

Sigurisht janë të parat që na vijnë në mendje sapo mendojmë për pushimet verore.

4. Fund ‘sarong’

Patjetër që një fund ‘sarong’ me lidhje anash, do t’ju duhet me vete në çantën tuaj të pushimeve, pasi do ta ndieni nevojën e tij pas daljes nga deti ose edhe në orët e mbrëmjes.

5. Çantë kashte

Nuk ka pushime pa një çantë kashte. Aq më tepër nëse kujdeseni që ajo të jetë e madhe dhe sa më e bollshme.

6. Pantofla

Pantoflat në çdo moment të ditës gjatë pushimeve tuaja do t’ ju bëjnë të ndiheni sa më rehatë dhe komode.

7. Sandale me xhevahir

Ndërsa jeni me pushime padiskutim nuk duhet të mungojnë një palë sandale me xhevahirë, kryesisht për mbrëmjet, për një dukje sa më elegante.

8. Syze dielli

Jo vetëm në pushime, por dhe në rutinën e përditshmërisë syzet e diellit konsiderohen domosdoshmëri, kështu që si mund t’i harroni?

9. Shall ‘bandana’

Një shall me material të hollë dhe të freskët duhet të jetë në çdo moment në çantën tuaj. Mund ta vendosni në flokë ose në forma të ndryshme.

10. Kapelja

Kapele me thurje kashte, jo vetëm që do t’ ju kompletojë nga ana estetike, por do të kujdeset edhe për shëndetin tuaj duke ju mbrojtur nga rrezet e dëmshme të diellit.

Sigurohuni t’i keni mbajtur shënim këto 10 gjërat dhe bëjini me ‘tik’ sapo t’i keni vendosur në çantën tuaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat