Kush tradhton një herë, tradhton edhe herëve të tjera

Life style

Kush tradhton një herë, tradhton edhe herëve të tjera

Më: 2 gusht 2023 Në ora: 06:03
Foto ilustrim

Flirti nuk është gjithmonë edhe aq i padëmshëm, siç ndoshta duket. Shpesh loja me zjarrin përfundon me tradhti, ndërkaq pasojat mund të jenë shumë të pakëndshme

Në vazhdim po i përshkruajmë disa fakte të cilat disa refuzojnë t’i pranojnë.

Kush një herë tradhton, do të tradhtojë sërish!

Psikologu i njohur nga Goettingeni, RagnarBeer, ka bërë një hulumtim në të cilin kanë marrë pjesë 2.600 meshkuj dhe femra, që i kanë tradhtuar partnerët apo partneret e tyre së paku një herë dhe të cilët kanë qenë të tradhtuar.

Flirti kryesisht zgjat

Hulumtimi ka treguar që tradhtia e cila përfshin edhe seksin për një natë është e rrallë, sepse vetëm 12 për qind e femrave dhe 15 për qind e meshkujve kanë deklaruar që vetëm për një natë kanë tradhtuar. Pothuajse 60 për qind kanë pranuar që afera u ka zgjatur më shumë se një muaj, ndërsa të tjerëve më shumë se një vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat