Larja e flokëve një herë në javë, edhe pse mund të duken të pastër, nuk është aq ide e mirë

Life style

Larja e flokëve një herë në javë, edhe pse mund të duken të pastër, nuk është aq ide e mirë

Më: 21 gusht 2023 Në ora: 13:43
Foto ilustrim

Spoiler: Të lash flokët një herë në javë nuk është alternativa më e mirë, madje, edhe kur flokët duken të pastër. Debati “sa shpesh duhen larë flokët”, vijon të jetë i ndezur, por ekspertët thonë se një herë në javë s’është mjaftueshëm për të pasur flokë të pastër.
 
Rosi Fernandez, stiliste e flokëve dhe drejtore e “Ananda Ferdi” thotë se nuk këshillohet të lahen flokët një herë në javë (përjashtim bëjnë rastet kur shampoja është sugjeruar nga ekspertë dhe arrin të eksfolojë skalpin dhe të mos krijojë probleme), pasi folikulat* bllokohen dhe nuk marrin ajër.
 
Folikula* - Flokët organizohen në grupe me 1-4 fije flokësh që quhen folikula. Çdo folikul është një njësi biologjike e kompletuar dhe përmban nerva, enë gjaku, gjendra dhjamore dhe kolagjen.
 
Shkaku kryesor se pse duhen larë flokët më shumë se një herë në javë lidhet pikërisht me ndotjen e mjedisit dhe në vitin 2023, ndotja është bërë më e pamëshirmshme se kurrë me flokët tanë. Flokët bëhen pis, pa e kuptuar ne dhe ndonëse mendojmë se janë të pastër, sërish, tymi i makinave, djersa, tymi i duhanit dhe çdo gjë që ndodh përreth akumulohet në flokët tanë.
 
Sipas Fernandez, kur flokët lahen një herë në javë, folikulat bllokohen dhe kjo mund të sjellë një sërë problemesh: skuqje të skalpit, kruarje, ndjeshmëri, zbokth dhe madje, edhe rënie të flokëve. Grimcat e vogla të pluhurit, shpesh të padukshme për syrin, bllokojnë oksigjenimin e flokëve, ndaj sugjerohet që flokët të lahen më shpesh, edhe nëse janë të trashë dhe të fortë.
 
Tani, shkurt e qartë, sa herë duhet t’i lani flokët në javë?
 
Në fakt, nuk ka një rregull universal për shpeshtësinë e larjes së flokëve. Fernandez thekson se duhet të keni parasysh vendin ku jetoni dhe stilin e jetesës që bëni.
 
“Nuk është njësoj të jetosh në një qytet ku ndotja është shumë më e lartë se në periferi apo në fshat. Klima, përdorimi i biçikletës, motorit, makinës, sportet, aktivitetet fizike, cilësia e ujit me të cilin lani flokët, të gjitha ndikojnë”. Megjithatë, kur flokët janë të thatë dhe të trashë, ekspertët këshillojnë që të lahen të paktën 2 herë në javë për të larguar mbetjet e grumbulluara në skalp dhe që dëmtojnë flokët.
 
Fernandez rikujton edhe rëndësinë që ka fërkimi i shampoos në duar para aplikimit, veçanërisht nëse është produkt organik. Gjithashtu, është shumë e rëndësishme shpëlarja e duhur, pasi u siguron flokëve shkëlqim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat