Shenjat që na tregojnë se trupi ka nevojë për pushim

Life style

Shenjat që na tregojnë se trupi ka nevojë për pushim

Më: 28 shtator 2023 Në ora: 17:45
Foto ilustrim

Nëse ndiheni të lodhur, keni dhimbje koke, jeni nervozë, nuk ju shijon ushqimi dhe gjithashtu nuk bëni një gjumë të qetë, mund të keni nevojë që të bëni pushim.

Dhimbja e kokës dhe nervozizmi mund të jenë të shkaktuara nga një rrethanë e veçantë. Megjithatë, kur ato bëhen të zakonshme, mbase duhet t’u kushtojmë më shumë vëmendje, sepse mund të jenë shenja se trupi ka nevojë për pushim që të rigjenerohet dhe të kryejë siç duhet funksionin e tij vetëpastrues.

Shenjat kryesore që na tregojnë se kemi nevojë që të pushojmë, në mënyrë që trupi të eliminojë toksinat.

Lodhje e vazhdueshme – Nuk ka rëndësi sa orë flini në ditë, jeni gjithmonë të përgjumur ose ju mungon “karburanti”. Kur trupi punon me shpejtësi të plotë për të eliminuar toksinat, është normale që ne të ndihemi të lodhur. Nëse pini kafe ose hani çokollata për të përballuar këtë problem, vetëm sa do ta përkeqësoni situatën. Gjithashtu, mbani mend se lodhja kronike mund të jetë përgjigja ndaj një çekuilibri hormonal që po dëmton sistemin tuaj imunitar.

Kapsllëk – Kur diçka shkon keq në stomak dhe zorrë, trupi nuk mund të eliminojë toksinat përmes jashtëqitjes. Nëse keni rritur konsumin e fibrave ose nëse keni ndryshuar dietën tuaj dhe ende nuk shihni ndryshime, mund të jetë një shenjë se keni nevojë për një pastrim të thellë të zorrës së trashë. Mos harroni se prej vitesh sistemi juaj tretës ka grumbulluar mbetje, të cilat jo të gjitha ekskretohen. Mundohuni të konsumoni më shumë fruta dhe perime të papërpunuara për të ndihmuar procesin.

Dhimbje koke – Origjina e migrenës është e ndryshme. Megjithatë, duhet t’i kushtojmë vëmendje nëse shfaqet disa herë në javë. Nëse nuk mund të përcaktoni pse keni dhimbje koke (nuk keni pasur një ditë stresuese, nuk keni dalë në diell, nuk keni vuajtur nga pagjumësia etj.) atëherë duhet të mendoni për detoksifikimin.

Shtim në peshë – Është e vërtetë që humbja e kilogramëve është shumë e vështirë, por marrja e tyre është shumë e lehtë për disa njerëz. Prandaj, nëse pavarësisht ushtrimeve dhe dietës nuk vëreni ndryshime në peshë, mund të jetë për shkak të një problemi hormonal.

Probleme të përqendrimit – A e keni gjithnjë e më të vështirë të përqendroheni në detyrat tuaja? A i lini gjërat përgjysmë sepse mendja juaj është jo e kthjellët? E keni të vështirë të merrni vendime të sakta? Mungesa e kthjellësisë është paaftësia për t’u përqendruar dhe është shumë e zakonshme kur trupi ka shumë toksina të grumbulluara. Mos bëni gabim duke pirë kafe ose alkool për të mbuluar problemin. Përkundrazi, eliminoni mbeturinat përmes një diete të duhur.

Depresion – Ndonjëherë je i lumtur dhe, nga një moment në tjetrin, ndihesh si njeriu më i mjerë në planet. Humori juaj ndryshon disa herë në ditë dhe për këtë fajësoni faktorët e jashtëm si trafiku, puna, problemet financiare apo punët e shtëpisë. Megjithatë, depresioni dhe ankthi mund të shfaqen edhe për shkak të të ngrënit të një diete jo të shëndetshme dhe rrjedhimisht mbingarkesës së trupit me toksina (të cilat më pas nuk mund t’i eliminojnë siç duhet). Filloni një dietë të shëndetshme dhe pak nga pak do të shihni rezultatet.

Pagjumësia – Nëse keni ankthe, zgjoheni në mes të natës dhe nuk mund të flini, ose flini fare pak, kjo mund të jetë për shkak të stresit të tepërt. Ndonjëherë, ne besojmë se zgjidhja është të marrim pilula gjumi ose qetësues. Por, ky veprim është thikë me dy presa. Meditimi para se të shkoni në shtrat mund t’ju ndihmojë të bëni një gjumë të qetë.

Dhimbje muskulore – Është e vërtetë që jeta që bëjmë na çon në dhimbje dhe kontraktura muskulore, veçanërisht në zonën e shtyllës kurrizore. Megjithatë, shumë herë duket sikur edhe nëse nuk po punojmë, ndihemi të ngurtë.

Aknet – Kur trupi ka nevojë për pushim, kjo shfaqet edhe në lëkurën tonë. Duhet të kujtojmë se lëkura është një reflektim i gjithçkaje që ndodh në trupin tonë dhe, për rrjedhojë, nëse diçka nuk shkon mirë, ajo do të reflektohet. Rrathët e zinj, pikat e zeza, puçrrat dhe në përgjithësi çehrja jonë e keqe mund të jenë pasojë e mungesës së pushimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat