Harrohen vizitat për festa, qytetarët preferojnë qetësinë familjare

Life style

Harrohen vizitat për festa, qytetarët preferojnë qetësinë familjare

Më: 2 janar 2024 Në ora: 16:20
Foto ilustrim

Festat, e në veçanti ato të fundivitit, nuk kanë kuptim pa njerzit më të dashur dhe kënaqësia më e madhe është përjetimi i momenteve speciale me to.

Por shumëçka ka ndryshuar me kalimin e viteve. Ashtu siç kartolinat nuk janë më pjesë e urimeve tona, edhe vizitat për festa tek më të afërmit janë rralluar ose në rastin më të keq janë harruar fare.

Edhe pse nostalgjikë për traditat e dikurshme, qytetarët e pranojnë që sot nuk i ruajnë më, dhe se më të rëndësishme kanë qetësinë në familje.

Gjithsesi, edhe pse janë të rrallë, ka nga ata që e ndjekin ende si traditë.

E në këtë traditë ku atmosfera e festave përcillej me disa ditë, vihet re diferenca e brezave, ku të rinjtë kanë një tjetër mënyrë festimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat