Çfarë është produktiviteti toksik dhe si ta shmangni

Life style

Çfarë është produktiviteti toksik dhe si ta shmangni

Më: 27 janar 2024 Në ora: 18:21
Foto ilustrim

Duket se muaji i parë i vitit po mbyllet, por sërish ajo “pesha” e vendimeve për 2024-ën rëndon mbi shpatullat tona, bashkë me dëshirën për sa më shumë rezultate dhe arritje në çdo aspekt të jetës. Por, ndodh që ju e kuptoni se keni “ngecur” në ritmin e punëve, më shumë orë ngarkesë çdo ditë edhe pse përmbushini të gjitha detyrat dhe aktivitetet e dëshiruara.

Si i matni standardet dhe kufijtë mes vetes, familjes, miqve dhe universit? Përgjigjja e kësaj pyetjeje mund të tregojë se keni qasje ndaj produktivitetit toksik!

Një term i njohur në psikologji, por që së fundmi është shfaqur edhe në rrjete sociale (biseda në TikTok). Produktiviteti toksik përkufizohet si një fiksim i dëmshëm për arritjet dhe aktivitetet që sjellin jo shumë kënaqësi në jetë. Mund të shfaqet në karrierën tuaj, jetën personale, familje dhe në çdo marrëdhënie shoqërore.

Çfarë është produktiviteti toksik?

Produktiviteti toksik lidhet me një fiksim jo të shëndetshëm për sa më shumë rezultate, por që kjo mund të çojë në lodhje dhe stres. Kjo qasje ka tendencë të përhapet në shoqëri, por si ta kuptoni që po vuani nga kjo sindromë?

Psikologia Elisabeth Crain thotë që t'i bëni vetes pyetjet e mëposhtme për të kuptuar më mirë nëse keni tendencë për ta “përqafuar” këtë aspekt toksik.

-A e kam prioritet kujdesin për veten?

-A po e neglizhoj mirëqenien time fizike dhe mendore?

-A kam një raport të mirë punë-relaks?

-A po sakrifikoj vazhdimisht kohën personale për punën?

A është produktiviteti toksik më i përhapur tek gratë?

Nëse shumica e përgjigjeve tuaja është “po”, atëherë e kuptuat nga çfarë vuani! Por, cili është “ilaçi” për këtë situatë?

Vetëkujdesi dhe balanca për gjithçka bëni dhe çfarë ju rrethon! Duke pasur balancë mes punës, jetës dhe familjes, do ndiheni më pak të stresuar dhe më shumë të përmbushur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat