Fama e Almës arrin deri në Angli. Një burrë me ngjyrë rivalizon Erjonin në dashuri

Life style

Fama e Almës arrin deri në Angli. Një burrë me ngjyrë rivalizon Erjonin në dashuri

Më: 16 dhjetor 2016 Në ora: 20:48
Erjon dhe Alma

Çifti Erjon dhe Alma u kthyen në një lloj telenovele shumë të dashur për të gjithë shqiptarët. Ajo e la ndërsa ai mori guximin që të fliste publikisht dhe t’i kërkonte që të kthehej.

Pas një bashkëjetese të shkurtër, ata u ndanë pasi Erjoni e dhunoi nën efektin e alkoolit, ndërsa fama e tyre vijon t’i ndjekë nga pas. Këtë herë është një shqiptar që jeton në Londër ai që na ka dërguar një video teksa thotë se është zbuluar arsyeja e vërtetë e ndarjes së Erjonit me Almën. Një burrë me ngjyrë imiton Erjonin teksa i kërkon Almës që të kthehet. “Alma kthehu tek unë. Më ka marrë malli. Ti je shumë e bukur, je e mrekullueshme.

Alma, Alma të lutem kthehu tek unë, të përgjërohem Alma”, - thotë James, një burrë me ngjyrë.

Tani presim reagimin e Erjonit dhe pse jo, ndoshta edhe Almës do t’i interesojë të njohë kandidatin e saj të ri që jeton në Angli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat