Sa shpesh duhen larë rrobat shtëpiake? - Bota Sot
Sa shpesh duhen larë rrobat shtëpiake?

Life style

E mërkurë, 19 shtator 2018

Sa shpesh duhen larë rrobat shtëpiake?

Më: 13 janar 2018 Në ora: 16:38
Ilustrim

Larja e rrobave shtëpiake mund t’ju duket një detyrë e mërzitshme, por e nevojshme. Ekspertët thonë se mesatarisht në një natë gjumë ne djersijmë 25 ml për orë.

Nga shtrati tek perdet e dushit, zbuloni se sa shpesh duhet t’i lani këto rroba shtëpiake.

Mbulesat e krevatit

Një e treta e jetës tonë kalohet në gjumë, dhe kjo do të thotë mjaft kohë. Duke qenë se djersijmë shumë, krijohet një mjedis i favorshëm për mikrobet dhe bakteret. Prandaj, për të mbajtur pastër shtratin dhe trupin tuaj mbulesat duhet të lahen në 60 gradë një herë në javë. Një këshillë është të mos rregulloni shtratin në mëngjes, duke i “mbyllur” mikrobet brenda, shkruan tch, transmeton Klan Kosova. Hapni dritaren të ajroset dhoma dhe të largohet lagështira.

Peshqirët e tualetit

Nuk ka rëndësi se sa herë e përdorni peshqirin, po dijeni se është më i ndotur sa mendoni. Ai shërben si eksfoliant se sa herë që fshijmë duart lëmë një pjesë të lëkurës së vdekur në të. Ekspertët thonë se ato duhen larë në 60 gradë çdo dy ditë.

Perdet e dushit

Ndoshta mund të mendoni se ato lahen më shpesh kur lahemi vetë, por e keni gabim. Perdet e dushit duhet të lahen një herë në muaj për të shmangur krijimin e mykut që është një nga pasojat e lagështirës.

Jastëkët

Një tjetër material që lihet pas dore janë jastëkët e gjumit, të cilat duhen larë të paktën çdo tre muaj. Duke mbajtur pastër ato, lëkurën do e keni të pastër, flokët e pastër dhe do të mbani larg virozat.

Jorganët

Larja e jorganëve është po aq i rëndësishëm sa çarçafët, pasi edhe pse kanë çarçaf mbrojtës nuk do të thotë se shmangin mikrobet. Ato duhen larë çdo tre muaj, dhe mënyra më e lehtë është pastrimi kimik.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test