Protesta kundër ndotjes së ajrit në Koçan

Maqedonia

Protesta kundër ndotjes së ajrit në Koçan

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 07:39
Protesta

Megjithse u dënua me 20 mij euro nga inspektoriati shtetëror i ambientit jetësor, Kompania Pejper mill në komunën e Koçanit vazhdon të ndotë ajrin. Stacionet matëse regjistrojnë ndotje të lartë të ajrit, që kanë bërë banorët të dalin në protesta.   

Të gjith ju që jeni në institucione, inspektoriati zgjidheni problemin, mos lejoni njerzit të bëjnë presion të japin zgjidhje tjera që nuk na kanë hije neve në Koçani. Ne jemi popull i qetë por nuk jemi numër, jemi njerëz kemi fëmijë.   

E shoh se kishte lëvizje me drejtoreshën e re dhe në muajin e parë menjëherë iu shkrua dënim fabrikës. Është dhënë afat deri më 15 shkurt, që do të thotë se me vetëdije duhet të lejojmë deri më 15 shkurt që fabrika të mos kalojë në metan dhe të mos e dimë lëndën djegëse, dhe të na helmojë.   

Nëse nuk zgjidhet problemi do të ektë bllokim të rrugëve dhe institucioneve thonë protestuesit, duke paralajmëruar edhe bllokimin e fabrikës Pejper. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat