Diaspora nesër do të votoj për zgjedhjet presidenciale në RMV

Maqedonia

Diaspora nesër do të votoj për zgjedhjet presidenciale në RMV

Më: 22 prill 2024 Në ora: 14:10
Foto ilustrim

Diaspora nesër do të votoj për rrethinë e parë të zgjedhjeve presidenciale.

Sipas të dhënave të KSHZ-së, 2571 qytetarë që jetojnë dhe veprojnë jashtë vendit janë paraqitur për të shfrytëzuar të drejtën e votimit.

Nesër 191 anëtarë të deleguar nga KSHZ do të realizojnë procesin e votimit jashtë vendit nëpër përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të Maqedonisë së Veriut.

Në diasporë, nesër nga ora 7 deri në 19 do të votohet në Abu Dhabi ku janë regjistruar 26 votues, në Beograd 31, Berlin 260, Bernë 186, Bon 164, Bruksel 93, Uashington 34, Venecia. – 79, Vjenë – 123, Detroit-34, Zagreb-87, Kanberra-31, Kopenhagë-74, Londër-87, Lubjanë-332, Mynih-166, Melburn-64, Nju Jork-85, Oslo-41, Paris- 44, Pragë-52, Roma-30, Stokholm-85, Toronto-117, Hagë-65, Çikago-88, Ankara-18, Varshavë-23, Madrid-18, Pekin-12 dhe Sofje 22.

Të drejtën e votës në vendvotimet në vend mund ta ushtrojnë edhe shtetasit e tjerë të Maqedonisë që jetojnë jashtë vendit, sipas adresës në dokumentet e tyre personale. Megjithatë nuk dihet se a do të jetë ky fluks i paraqitur, për shkak se në të gjitha vendet e marta është ditë pune.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat