Qeveria e ka përcaktuar tekstin e Propozim-ligjit për kontroll financiar në sektorin publik

Maqedonia

Qeveria e ka përcaktuar tekstin e Propozim-ligjit për kontroll financiar në sektorin publik

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 23:18
Ilustrim

Me propozim të Ministrisë së Financave, në seancën e sotme, Qeveria e përcaktoi tekstin e Propozim-ligjit për sistemin e kontrollit të brendshëm financiar në sektorin publik.

Siç kumtuan nga Qeveria, qëllimi i këtij propozim ligjit është të përcaktojë një kornizë për një sistem modern, të përshtatshëm dhe efektiv të kontrollit të brendshëm financiar në sektorin publik, i cili e përfshin menaxhimin dhe kontrollin financiar, revizionin e brendshëm dhe koordinimin dhe harmonizim qendror, si dhe forcimin e brendshëm të kontrollit financiar përmes krijimit të një sistem të ri të llogaridhënie menaxheriale.

Propozim ligji do të zbatohet nga të gjitha subjektet e sektorit publik.

Duke i përfshirë të gjitha personat juridikë të krijuar drejtpërdrejt ose indirekt nga shteti ose komunat dhe ndërmarrjet publike dhe kompanitë tregtare që janë në pronësi të shumicës nga qeveria pushteti qendror përkatësisht Qyteti i Shkupit ose një ose më shumë njësi të vetëqeverisja lokale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat