Zëvendëskryeministri Dimitrov u takua me Zëvendësministrin Sllovak dhe Sekretar shtetëror MartinKlus, përgjegjës për Çështje Evropiane

Maqedonia

Zëvendëskryeministri Dimitrov u takua me Zëvendësministrin Sllovak dhe Sekretar shtetëror MartinKlus, përgjegjës për Çështje Evropiane

Më: 29 prill 2021 Në ora: 15:34
Nikolla Dimitrov

Në kuadër të vizitës dyditore, Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov, dje pati darkë pune me Sekretarin Shtetëror për BE të Sllovakisë, MartinKlus, nderka sot ishin për shqyrtim të donacionit nga ana e Qeverisë Sllovake të katër respiratorëve të cilët do të shfrytëzohen për mjekimin e pacientëve nga COVID-19, në Klinikën për sëmundjet e fëmijëve në Shkup.

Dimitrov: “ Sllovakia në disa raste ka treguar solidaritet të madh edhe në periudha kur popullit sllovak i nevojitej ndihmë dhe mbështetje. Sllovakia gjithashtu, është një nga mbështetësit më aktiv të ardhëriisë sonë evropiane dhe për këtë arsye jam këtu sot. Duatë shpreh dhe potencoj mirënjohjen e Maqedonisë sonë, të qytetarëve tonë maqedonas deri tek Qeveria sllovake dhe populli sllovak, sepse qëndruan të fuqishëm dhe të vendosur  në parimet sllovake, kurse ma këtë BE kuptohet që nuk mund të jetë bashkësi vlerash.”

Sekretari shtetëror për BE Klus deklaroi se Sllovakia është mbështetës i madh u perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut. “ Besoj se ky lloj solidariteti tregon sa të afërt janë popujt tanë. Kjo nuk është mundësia e fundit për tu ndihmuar njëri tjetrin dhe jemi të gatshëm për çdo solidaritet në të ardhmen.”- theksoi Klus.

Bashkëpunimi midis Sllovakisë dhe Maqedonisë së Veriut është tradicionalisht afër, ndërkaq mbështetja nga Sllovakia krahas donacioneve, vjen edhe në nivelin politik pers mbështetjes së fuqishme të vendit për fillimin e negociatave aderuese të Maqedonisë së Veriut me Unionin. Sllovakia si edhe shumë vende tjera mbështetës të zgjerimit të BE-së me Ballkanin Perëndimor konfirmon qëndrimin se çështjet historike nuk duhet të jenë pengesë e vendit për ti filluar negociatat për anëtarësim dhe  kundërshton çdo bllokadë të rrugës sonë evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat