BDI shënon 19 vjetorin e themelimit

Maqedonia

BDI shënon 19 vjetorin e themelimit

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 08:24
BDI

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti do t’i drejtohet sot opinionit me rastin e ditëlindjes së 19 të partisë.

Sipas një njoftimi të BDI-së, Ahmeti do ta mbaj fjalimin e tij në parkun e qytetit të Shkupit, duke filluar nga ora 12:00.

Bashkimi Demokratik për Integrim është partia politike më e madhe e shqiptarëve në Maqedoni të Veriut.

BDI si parti doli si fuqi politike e pasluftës në vitin 2001 në Maqedoni. Lufta në Maqedoni në vitin 2001 pas vete la shumë çështje dhe detyra të hapura politike, të cilat dolën si rezultat i Marrëveshjes së Ohrit, këtë përgjegjësi të zgjedhjes së këtyre çështjeve e mori ish kreu i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare me në krye Ali Ahmetin.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2002, BDI fitoi 12.1% të votave të popullit (70% të votave shqiptare) dhe 16 nga 120 vende.

BDI kishte rezultatin më të mirë në zgjedhjet parlamentare 2014 kur mori 153,646 vota (14,2%), duke fituar 19 vende dhe kishte rezultatin më të keq në zgjedhjet e vitit 2016, duke marrë 86,796 vota (7,5%). 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat