Sela kandidat të Bogovinës e emëron Albon Xhamailin

Maqedonia

Sela kandidat të Bogovinës e emëron Albon Xhamailin

Më: 8 shtator 2021 Në ora: 19:41
Foto nga vendi i ngjarjes

Kuvendi Qendror i ASH, me propozim të kryetarit të saj Ziadin Sela ka propozuar kontestimin e vendimit të Kuvendit të Degës së Bogovinës ku ditë më parë me shumicë votash për kandidat për kryetar të Komunës së Bogovinës ishte nominuar Sadik Sulejmani.

Në vendimin e ri që sot votoi Kuvendi Qendror i Aleancës për Shqiptarët, me propozim të Ziadin Selës gati se unanimisht në përjashtim të kuvendarëve të Degës së Bogovinës, të cilët lëshuan Kuvendin, për kandidat për kryetar të kësaj komune kanë nominuar kryetarin e deritashëm Albin Xhemailin.

Kuvendarët e Degës së Bogovinës të cilët lëshuan Kuvendin akoma nuk janë prononcuar.

Me zhvillimet e reja ju njoftojmë së shpejti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat