Nuhiu: Ziadin Sela nuk dorëhiqet edhe pas 7 debakleve zgjedhore

Maqedonia

Nuhiu: Ziadin Sela nuk dorëhiqet edhe pas 7 debakleve zgjedhore

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 14:25
Armend Nuhiu

Edhe pse kufizojnë me njëra tjetrën, Maqedonia e Veriut dhe Kosova dallojnë kur bëhet fjalë për reformat në  politikbërjen shqiptare. 

Në Kosovë, pas humbjes në zgjedhje, LDK dhe PDK u reformuan dhe zgjodhën kryetarët e rinj, pas humbjes së zgjedhjeve dhënë dorëheqje edhe kryetarët e partive maqedonase si Nikolla Gruevski dhe Zoran Zaev, vetëm tek shqiptarët në RMV kemi kryetarët Menduh Thaçi dhe Ziadin Sela edhe pas 20 debakleve zgjedhore, vlerëson analisti Armend Nuhiu.

“Në Kosovë, Pas humbjes në zgjedhje, LDK u reformua dhe zgjodhi kryetar Lumir Abdixhikun. PDK pas debaklit në zgjedhje u reformua dhe zgjodhi kryetar Memli Krasniqin.

Në Maqedoni, Pas humbjes në zgjedhjet lokale 2017 Gruevski dha dorëheqje, dhe pas humbjes së zgjedhjeve lokale më 2021 Zaevi dha dorëheqje dhe sot LSDM zgjedh kryetar të ri. A te shqiptarēt në pas 20 debakleve zgjedhore kryetar i PDSH është ende Menduh Thaçi, dhe pas 7 debakleve zgjedhore kryetar i Aleancës ende është Zijadin Sela,” ka shkruar  Armend Nuhiu përmes profilit të tij në Facebook.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat