Mickoski paralajmëron se VMRO hyn në epokën e dytë, ja çfarë përmban ajo!

Maqedonia

Mickoski paralajmëron se VMRO hyn në epokën e dytë, ja çfarë përmban ajo!

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 20:24
Mickoski

Rizgjedhja e Hristijan Mickoskit si lider i VMRO-DPMNE-së, siç tha ai, nënkupton edhe hyrje në epokën e dytë të partisë dhe të shtetit.

Ka treguar se ajo epokë do të nënkuptojë mobilizim i shoqërisë me të gjitha kapacitetet individuale të çdo qytetari.

“Do të ketë njerëz që nuk do të pajtohem me çdo vendim që do ta sjellim. E di se nuk do të mund ta zgjidhim çdo problem. por unë gjithmonë do të jem i sinqertë me ju, për sfidat me të cilat përballemi. Do të ju dëgjoj, veçanërisht kur nuk do të pajtohemi. Para se gjithash, ju ftoj që të bashkohemi në procesin e ripërtëritjes së Maqedonisë. me këtë gjeneratë të re, me këtë ardhmëri të re të cilën të gjithë bashkë do ta krijojmë. Tullë për tullë, gurë për gurë, do të ndërtojmë ardhmëri të re. Detyrë e jona është të sigurojmë që njerëzit të kenë zgjedhje dhe të bashkohemi rreth asaj që do të jetë qëllimi ynë. Të dashur miq. Paralajmëroj si parti se hymë në atë që e themi – epokë të dytë. Në epokën e dytë te ne është e nevojshme të bëhet mobilizim i shoqërisë, i çdo fuqie intelektuale dhe individi në vend, të prekim te çdo individ me mendim të lirë dhe t’i japim dorë rilindjes së shtetit. Ripërtëritje dhe ndryshime në parti dhe shtet të cilat do ta sjellin ardhmërinë e re. Në qendër të epokës së re është liria e individit dhe vullneti i lirë për t’i shprehur kapacitetet të cilat do të jenë në drejtim të ndërtimit të shtetit. Duhet së shprehet ajo energji e njerëzve me potenciale kreative jashtë kornizave partiake dhe ju flas për mobilizim të shoqërisë kreative pavarësisht përkatësisë partiake e cila do të jetë motor i përparimit”, tha Mickoski.

Ka shtuar se kjo epokë paraqet thirrje edhe për shfrytëzim të potencialit tonë për më të mirën tonë, pasi siç tha, kështu do të ndihmojmë për të gjithë, për shtetin e Maqedonisë.

I ka ftuar të gjithë, partiakë dhe jo të përcaktuar politikisht, që t’i bashkohen në këtë qëllim.

“Bashkohuni me ne, sepse ju jeni mundësi për të ndryshuar të ardhmen”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat