BE ndihmon spitalet e vendit me aparatura

Maqedonia

BE ndihmon spitalet e vendit me aparatura

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 16:55
Foto ilustrim

Bashkimi Evropian ka lehtësuar punën e mjekëve dhe pacientëve të Kërçovës të cilët endeshin lartë e poshtë për kompjuter tomografi. Tanimë incizimet tomografike t’i bëjnë në spitalin e Kërçovës. Një aparat i këtillë vjen për herë të parë në qetet. Euroambasadori Dejvid Gir tha se kanë bërë një sërë donacionesh në disa spitale të vendit, duke parë se aparatet për tomografi dhe rezonancë magnetike vërtetë ishin të nevojshme.

“Vetë slogani Bashkimi Evropian “BE-ja me ty” e ka këtë domethënie që BE-ja të mund t’u jep përkrahje, përkrahje e cila vërtet do të ndryshojë jetën e qytetarëve tuaj, dhe qëllimi i këtyre aparateve mjekësore ka të bëjë me diagnostikimin e hershëm të sëmundjeve”, tha Dejvid Gir, ambasador i BE-së në RMV.

Ambasadori i Holandës Kop tha se me këto investime po modernizojnë proceset në vend.

“Ky projekt tregon zotimin dhe devotshmërinë e BE dhe vendeve anëtare në modernizimin e proceseve këtu në vend”, tha Dirk Jan Kop, ambasador i Holandës në RMV.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se më këtë aparaturë tanimë përfundoi epoka e endja e pacientëve nga një qytet në një tjetër për një incizim.

“Pacientët më nuk ka nevojë të udhëtojnë, p.sh. të cilët pacientët e Kërçovës dhe rrethinës që janë afër 60 mijë banorë për këtë lloj incizimi duhej të udhëtonin deri në Gostivar, Tetovë ose në Shkup, tanimë do të jenë këtu”, pohoi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Donacione të llojit të këtillë janë sjellë edhe për qytet tjera si, 3 rezonanca magnetike dhe 5 kompjuter tomografie të cilët po instalohen në spitalet Kërçovë, Strumicë, Prilep, Ohër, Kumanovë, Gjevgjeli, Kavdarcë dhe ne Klinikën e Pulmologjisë. Ministri Shëndetësisë foli edhe për spitalin e ri të Kërçovës për të cilin tha se punimet për fazën e dytë të spitalit kanë filluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat