Angjushev emërohet konsull nderi i Maltës

Maqedonia

Angjushev emërohet konsull nderi i Maltës

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 17:52
Koço Angjushev

Në Shkup sot është hapur zyrtarisht konsullata e Maltës në Maqedoni, ndërsa me dekret të presidentit të Maltës, George Vela, Koço Angjushev është emëruar konsull nderi.

Emërimi i Angjushevit është miratuar nga Qeveria e Maltës dhe miratimet përkatëse janë dhënë nga Qeveria e Maqedonisë.

“Do të jetë një nder dhe kënaqësi e veçantë për mua të jem konsull nderi në vendin tonë Maltë, që është anëtare e Bashkimit Evropian. Malta, edhe pse e vogël me një popullsi prej rreth 460.000 banorësh, është një vend ekonomikisht shumë i zhvilluar nga i cili kemi shumë për të mësuar.

Bashkëpunimi dhe tregtia me Maltën është në nivel shumë të ulët dhe do të jetë sfidë për mua që të punoj në rritjen e aktiviteteve kryesisht ekonomike”, tha Angjushev me rastin e hapjes së zyrës së konsullatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat