VMRO-DPMNE: Dimitrovi të mos aktrojë “gjeneralin pas lufte”

Maqedonia

VMRO-DPMNE: Dimitrovi të mos aktrojë “gjeneralin pas lufte”

Më: 12 janar 2022 Në ora: 15:51
Foto ilustrim

Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, ka reaguar ndaj konferencës së sotme të zv.kryeministrit Nikolla Dimitrov, i cili tha se nuk është larguar me vetdëshirë nga qeveria, por si rezultat i qëndrimit të tij në lidhje me kontestin me Bullgarinë.

Nga OBRM-PDUKM thonë se Nikolla Dimitrov aktron, dhe sipas kësaj partie dëshiron të jetë “gjeneral pas lufte”.

“Kuptojmë se për karrieristi Nikolla Dimitrov largimi nga pozicioni i postit ministror është dita më e pa fat për te, andaj karrieristi Dimitrov të mos aktroj “gjeneral pas lufte” dhe se kinse paska qenë viktimë i pozicioneve të tija ndaj Bullgarisë, përkundrazi ai është viktimë e paaftësisë së tij. Lidhur me euro-integrimet, Zaev dhe Dimitrov e sollën shtetin në rrugë pa krye”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

Dimitrov, thonë më tej nga VMRO-DPMNE-së, është karrierist i cili i ka koklavitur dhe komplikuar marrëdhëniet me fqinjët tanë dhe ka polarizuar gjithë shoqërinë.

“Është i vonuar shqetësimi i karrieristit Dimitrov për interesat nacionale të shtetit, sepse ishte i pari që i shiti kur LSDM-ja ishte në pushtet, dhe plotësisht i injoroi paralajmërimet e VMRO-DPMNE-së. Tani shqetësimi, përveç se është i rrejshëm është edhe personalisht i motivuar dhe vonuar”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat